Është java e derbit të kryeqytetit. Pritet që kësaj radhe të jetë një nga ndeshjet më të bukura të sezonit.

“Ndeshje me dy ekipet në momentet më të mira. Ndeshje trajnerësh, do shihet të merren tre pikët se sa spektakli”, tha Ernest Gjoka.

Tirana vjen nga fitorja me Skënderbeun dhe sipas trajnerit Ernest Gjoka merita është e Ardian Memës. Po ashtu në kampion e kuq, kontributi kryesor është i Skënder Gegës që ka sjellë qetësi.

 Por Gjoka ka edhe një mesazh për tifozëritë.

Ndeshja e së premtes pritet të jetë e mirëorganizuar si nga tifozëritë ashtu edhe nga klubet.

Tv Klan