Ernest Gjoka pritet të zyrtarizohet si trajneri i ardhshëm i Vllaznisë. Këtë të mërkurë Armando Cungu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

Në orët e paradites në qytetin verior është parë trajneri kampion Gjoka, i cili mësohet se ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për të marrë drejtimin e ekipit.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në orët në vazhdim nga ana e bashkisë si pronarja e Klubit Vllaznia.

Ernest Gjoka morri drejtimin e Kukësit një vit më parë dhe arriti të shpallej kampion një javë para përfundimit të sezonit./Tv Klan