Ertugrul ‘detyron’ çiftin e aktorëve të anulojnë pushimet

Ertugrul ‘detyron’ çiftin e aktorëve të anulojnë pushimet

21:38 09/09/2018

Çifti i famshëm i aktorëve turq, Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit, kishin planifikuar një udhëtim disa ditor në ishujt grekë Rodos, Mikonos dhe Santorini.

Kishin caktuar datat dhe kishin dhënë kapar disa mijëra euro, por vendimi i Ozçivit për të pranuar ofertën nga seriali më i ndjekur historik turk, “Ertugrul”, e ka detyruar atë të anulojë të gjitha planet dhe të nisë përgatitjet për rolin e ri.

Sipas gazetës “Posta”, Ozçivit tashmë ndodhet në Stamboll ku ka nisur përgatitjet për rolin e Osman Gazi, djalit të Ertugrulit, i cili do të jetë edhe personazhi kryesor i serialit.

Çifti ka humbur pak mijëra euro me këtë rast, por do të fitojë shumëfishin me rolin në serialin që pas pak muajsh do të vijë edhe në ekranin e Klan Plus për publikun shqiptar.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT