Në kishën e Shën Vladimirit në Elbasan u dorëzuan eshtrat e Shën Joan Vladimirit, që gjendeshin në Fondin e Muzeut Historik Kombëtar.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar në bashkëpunim me autoritetin e Kishës Autoqefale Shqiptare ishte dhe kryeministri dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kisha që mban emrin e klerikut Vladimir i është nënshtruar kohët e fundit dhe restaurimit të plotë.

Tv Klan