Etilda Gjonaj, e para në listën e PS për Tiranën



Etilda Gjonaj, e para në listën e PS për Tiranën

14:03 03/03/2021

 Rama: PD-LSI dhe KÇK kërcënim për Reformën në Drejtësi

Kërcënimi më i madh i Reformës në Drejtësi për kryeministrin Edi Rama janë dy partitë opozitare, PD dhe LSI. Fatin e drejtësisë në vend, kryeministri u kërkon qytetarëve ta vendosin në 25 prill.

 “LSI dhe KÇK, sot janë 3 këmbët e të keqes me dy koka presidentësh, që kërcënon fatin e Reformës në Drejtësi. Bëjnë krime me çekiçin e drejtësisë, në 25 prill vendoset fati”, tha Rama.

Por përveçse për të vendosur fatin e Reformës në Drejtësi, fitorja e PS në 25 prill për kryesocialistin Rama do shërbejë për të dënuar Presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

25 prilli, më shumë se çdo gjë tjetër do të vendoset për fatin e drejtësisë. Kush voton ata që janë përballë nesh, investon direkt kundër Reformës në Drejtësi. 25 prilli është bërë fiks një rrugë dhe katër punë, do t’i hapet rrugë drejtësisë në vend duke larguar kreun e vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht Sali Berishën dhe dërguar Kryemadhin aty ku e ka vendin”, tha Rama.

Lulzim Bashën nuk e sheh si rrezik, por veç si një lider të dobët e të marrë peng.

“Lulzim Basha nuk është një rrezik në vetvete, as për demokracinë as për drejtësinë, por fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët ai është një kukull”, u shpreh Rama.

Dalja publike e kryeminisrit Rama rezervoi surpriza. Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, njoftoi largimin nga politika.

“Për mua ka qenë një shkollë e dytë. Shkolla e parë ka qenë Reforma në Drejtësi dhe jeta në politikë. Drejtimi në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë një shkollë e dytë”, tha Hysi.

Largimi i Vasilika Hysit i hapi rrugë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt e cila do të jetë në krye të listës së PS për Tiranën, po ashtu dhe prefektit të Tiranës Toni Gogu.

Klan News







Të ngjashme