Raportim Live
20:02, 30 Qershor 2024

Angli-Sllovaki, minutat shtesë

Angli-Sllovaki, minutat shtesë

Mbyllet ndeshja!

117’– Bozenik shpërdoron një mundësi shumë të mirë në zonë. Gjuajtja e sulmuesit gjen rrjetën e jashtme.

113’- Sllovakia hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por anglezët janë të vendosur mirë dhe nuk lejojnë rastet e rrezikshme.

105′- Nis pjesa e dytë e shtesave.

Mbyllet shtesa e parë.

104’- E pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Sllovakia. Pekarik nuk dërgon dot në rrjetë një top mbi vijën fatale.

91’- Goool Anglia 2-1! Harry Kane përmbys rezultatin, duke shënuar me kokë, i harruar në zonë.

90′- Nisin minutat shtesë.

19:05, 30 Qershor 2024

Angli-Sllovaki, pjesa e dytë

Angli-Sllovaki, pjesa e dytë

Ndeshja shkon në shtesa!

90+5’ Goooool Anglia 1-1. Një supergol i Bellingham, me roveshatë vendos baraspeshën dhe dërgon ndeshjen në shtesa.

90′– Akordohen 5 minuta shtesë!

81’- E pafat Anglia. Mesfushori Declan Rice, nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla. Në vazhdim të aksionit, Kane provon në zonë, por topi shkon shumë larg portës.

78’- Pranë golit Anglia. Harry Kane, fiton duelin në ajër me Skriniar dhe gjuan me kokë. Gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

77’- Ndërhyrje e ashpër e Pekarik ndaj Foden, mbrojtësi ndëshkohet me kartonin e verdhë.

76’- Kucka nis një pasim për Bozenik, por Pickford lexon gjithçka dhe kontrollon topin në zonën e tij.

66’- Zëvendësim tek Anglia. Trippier largohet nga fusha, për t’i lënë vendin sulmuesit Cold Palmer.

61’- Zëvendësim i dyfishtë te Sllovakia. Suslov dhe Bozenik, marrin vendin e Haraslin dhe Strelec.

59’- Anglia fiton goditje dënimi në afërsi të zonës me Mainoo. Kucka rrezikon kartonin e dytë të verdhë, arbitri e fal.

54’- Gafë e mbrojtësve të Anglisë, Strelec tenton të surprizojë me një gjuajtje nga mesfusha, por topi shkon jashtë.

50’- Anglia vendos baraspeshën me anë të Foden. Sulmuesi shënon me portën e boshatisur, pas asistit të marrë nga Trippier. Goli anulohet për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

45′- Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

18:42, 30 Qershor 2024

Angli-Sllovaki, pjesa e parë

Angli-Sllovaki, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë!

45′– Akordohen 3 minuta shtesë.

39’- Tentativë me kokë nga Rice në zonën e Sllovakisë. Del portieri Dubravka dhe grushton topin.

37’- Anglia provon të hidhet në sulm, por e ka të vështirë. Sllovakët janë të vendosur shumë mirë në mbrojtje.

18:32, 30 Qershor 2024

25’- Gooool 0-1 Sllovakia. Aksion model i sllovakëve, me Schranz, që pas një asisti perfekt të marrë nga Strelec, i vetëm me portierin nuk gabon dhe zhbllokon sfidën. Sllovakia bën surprizën dhe kalon presionin tek anglezët.

18:00, 30 Qershor 2024

24’- Gjuajtje fluturimthi e Mainoo, me topin që shkon mbi traun e portës.

23’- Foden rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. Në vazhdim të aksionit, Kane provon gjuajtjen me kokë pas krosimit të Bellingham, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

17’– Nuk i shpëton kartonit të verdhë as Bellingham, për faull ndaj Haraslin.

13’- Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Kucka, për ndërhyrje të gabuar ndaj Trippier.

12’- Shpëton me fat Anglia. Guehi devijon një gjuajtje të Haraslin, ndërsa në vazhdim të aksionit, Ëalker largon topin që po i drejtohej portës.

8’- Tjetër rrezik i sllovakëve. Kucka provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por nuk ka koordinatat e duhura.

7’- Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Mainoo, që ndërhyn ashpër ndaj mesfushorit Duda. Kjo ndërhyrje erdhi pas një rasti të rrezikshëm të Bukayo Saka, që u ndal në zonë në momentin e fundit.

5’- Pranë golit të avantazhit Sllovakia, me Hancko, që futet në zonë dhe provon me një gjuajtje-kros, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Pickford.

3’– Guehi ndëshkohet me karton të verdhë në mesfushë dhe humbet ndeshjen e radhës, nëse Anglia kualifikohet.

0′– Nis takimi Angli-Sllovani.

17:50, 30 Qershor 2024

Euro 2024 | Anglia kualifikohet pas 120 minutash, humbja 2-1 eliminon Sllovakinë

Euro 2024 | Anglia kualifikohet pas 120 minutash, humbja 2-1 eliminon Sllovakinë

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Pickford, Walker, Rice, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Saka, Bellingham, Foden, Kane.

Sllovakia: Dubravka, Vavro, Skriniar, Pekarik, Hancko, Lobotka, Duda, Kucka, Haraslin, Schranz, Strelec.


/tvklan.al