Euro 2024 do të nisë më 14 Qershor, por tashmë ka një element që po shkakton shqetësim të veçantë: rreziku i sulmeve terroriste.

Në Gjermani, autoritetet janë në gatishmëri për shkak të kërcënimit të elementëve të veçuar me lidhje me organizatën e shtetit islamik ISIS.

Dyshohet për ekzistencën e individëve që radikalizohen në mënyrë të pavarur dhe veprojnë në hije, larg internetit pa lënë gjurmë dixhitale dhe më pas  godasin.

Shenja e parë erdhi javën e kaluar kur, në prag të ndeshjes së Bundesligës mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, pati një kërcënim në një kanal propagandistik të ISIS.

Rasti nuk u klasifikua si i një shkalle të ulët rrezikshmërie, por autoritetet gjermane janë në gatishmëri përpara Kampionatit Evropian.

Sipas gazetës Bild, pas mesazhit ka pasur një shkëmbim informacioni mes autoriteteve kombëtare dhe shërbimeve sekrete të huaja.

Objektivi është të zbulohet nëse ka ndonjë celulë terroriste që po shkon drejt Gjermanisë.

Për të gjurmuar dhe mbrojtur kundër sulmeve të mundshme, agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit do të punojnë së bashku me shërbimet e huaja të inteligjencës, si FBI, teksa po modifikojnë edhe planin për shtrëngimin e masave të sigurisë në pikat e kalimit kufitar si dhe ambiente ku mund të ketë grumbullime masive publike.

Tv Klan