Franca shpall kandidaturën për Euro 2024, zhgënjen Portugalia

Gjermania e Julian Nagelsmann gjen ritmin dhe kërcënon rivalët para Euro2024. Kombëtarja organizatore e turneut të verës arriti të fitojë edhe miqësoren e dytë të muajit mars. Pak ditë pasi triumfoi ndaj Francës, Panserat mposhtën edhe një kundërshtarë të fortë në letër si Holanda. 2-1 ishin shifrat përfundimtare të sfidës së zhvilluar në stadiumin e Frankfurtit, duke përmbysur rezultatin dhe u konfirmuar pretendente kryesore për të triumfuar në Europian e kësaj vere.

Me përmbysje arriti të fitojë edhe Franca. Nënkampionët e Botës thyen 3-2 Kilin për të lënë pas krahëve atë humbje me Gjermaninë. Blutë arritën të merrnin maksimumin në një takim ‘triller’ ndaj rivalëve që pak ditë më parë fituan pastër 3-0 ndaj Shqipërisë. Kylian Mbappe nuk gjeti golin, gjithsesi kontribuoi me asist në barazimin momental të Francës.

Zhgënjen Portugalia. Luzitanët humbën 2-0 ndaj Sllovenisë në një përballje ku fokusi ishte tek Cristiano Ronaldo. 39-vjeçari nuk arriti të shmangë humbjen e Portugalisë e para që prej atij eliminimi nga Kupa e Botës në dhjetor të vitit 2022. Spekakël mes Anglisë dhe Belgjikës që në fund u kënaqën me një barazim 2-2. Tre Luanët shmangën humbjen vetëm në fund, teksa interesant është goli i parë i belgëve që shtangën portierin kundërshtarë.

Klan News