Raportim Live
19:06, 29 Qershor 2024

Zvicër-Itali, pjesa e dytë

Zvicër-Itali, pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja!

Akordohen 2 minuta shtesë!

87’- Pretendime për penallti te Italia, për prekje me dorë në zonën e Zvicrës. Marciniak bën me shenjë se loja duhet të vazhdojë.

83’- Tjetër rrezik te Italia. Zuber provon me një gjuajtje në zonë, topi shkon jashtë.

78’- Freuler provon me një gjuajtje të fortë, por topi shkon shumë larg portës.

75’- Rast i artë i shpërdoruar nga Italia. Scamacca, pak metra larg portës gjuan shumë keq dhe ndalet nga shtylla e djathtë.

73’- Italia bën gjuajtjen e parë në portë. Retegui provon me të majtën, Sommer ndal pa shumë probleme.

71’- Dy zëvendësime te Zvicra. Rieder dhe Vragas i zënë vendin Zuber dhe Stergiou.

64’- Zëvendësim tjetër tek Italia. Largohet Barella dhe aktivizohet sulmuesi Retegui.

57’- Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Mancini për faull në mesfushë.

52’- Zvicra shpëton për mrekulli. Një devijim i mbrojtësit Schar me kokë, për pak shkakton autogolin. Topi përplaset te shtylla.

46’- Gooool Zvicra 2-0. Vargas i mahnit të gjithë me një supergol. Sulmuesi mposht portierin Donnarumma, me një gjuajtje në hyrje të zonës.

45′- Pjesa e dytë nis me zëvendësim tek Italia. Zaccagni merr vendin e El Shaarawy.

18:01, 29 Qershor 2024

Zvicër-Itali, pjesa e parë

Zvicër-Itali, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë!

46’- Rieder shtang italianët, me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit. Topi përplaset në shtyllë dhe më pas devijohet nga Donnarumma.

45’- Akordohen 3 minuta shtesë.

44’- Ndëshkohet me të verdhë edhe El Shaarawy, për ndërhyrje të ashpër ndaj Schar në afërsi të zonës.

37’- Goool Zvicra 1-0! Freuler zhbllokon sfidën. Mesfushori shënon, pas një asisti të marrë nga Vargas në zonë.

35’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Nicolo Barella, që shkakton faull, pasi humbi topin në mesfushë.

33’- Tjetër rast i shpërdoruar nga Embolo. Sulmuesi dorëzon topin e shkëlqyer të marrë në zonë.

32’- Gjuajtje e fortë nga Ricardo Rodriguez nga jashtë zone. Topi shkon mbi traun e portës.

26’- Reagon menjëherë Italia. Chiesa pas dy driblimeve të shkëlqyera në zonë, tenton me të djathtën, por sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga Akanji në goditje këndi.

24’- Donnarumma kthehet në hero për Italinë. Portieri i mohon një gol të sigurt sulmuesit Embolo, që i vetëm nuk shënon dot.

23’- Bastoni bllokon një top që po shkonte tek Embolo në zonë nga ana e Freuler.

19’- Aksion i rrezikshëm i italianëve. Pas një goditje dënimi, Barella nxjerr Di Lorenzo-n, të vetëm me portierin, por gjuajtja e mbrojtësit, ishte larg pritshmërive, duke shkuar jashtë. Arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje.

18’- Embolo shpërdoron një mundësi të mirë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, sulmuesi e dërgon topin në duart e portierit Donnarumma.

16’- Dalja e parë në sulm për Italinë. Cristante i afrohet zonës nga e djathta, por krosimi devijohet në goditje këndi nga Rodriguez.

15’- Shfaq probleme Granit Xhaka, i cili ulet në fushë, për një problem në krahun e majtë. Vazhdon rregullisht për momentin.

12’- Xhaka provon me një top të gjatë për Ndoye. Sulmuesi tenton me një gjuajtje në zonë, por topi shkon jashtë.

8’- Zvicra është më kërkuese dhe luan në sulm në këto minuta të para. Italia ende nuk ka dalë përpara.

4’- Vargas lëviz bukur nga e majta dhe hedh një top në zonë, por largon rrezikun me kokë mbrojtësi Bastoni.

2’- Cristante devijon topin dhe i dhuron goditjen e parë nga këndi Zvicrës.

0′-Starton sfida!

17:00, 29 Qershor 2024

Euro 2024 | Eliminohet Italia, Zvicra fiton 2-0 dhe kalon në çerekfinale

Euro 2024 | Eliminohet Italia, Zvicra fiton 2-0 dhe kalon në çerekfinale

FORMACIONET ZYRTARE:

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Aebischer, Rieder, Xhaka, Freuler, Vargas, Ndoye, Embolo.

Italia: Donnarumma, Darmian, Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Barella, Fagioli, Cristante, El Shaarawy, Chiesa, Scamacca.


/tvklan.al