Raportim Live
0:00, 2 Korrik 2024

Përmbledhja e ndeshjes Portugali – Slloveni

23:51, 1 Korrik 2024

Diogo Costa bëhet “hero”, të gjitha penalltitë e ndeshjes Portugali-Slloveni

23:36, 1 Korrik 2024

Penalltitë, Portugali-Slloveni (3-0)

Penalltitë, Portugali-Slloveni (3-0)

1. Gjuan Ilicic për Slloveninë dhe pret Costa.

2. Gjuan Ronaldo për Portugalinë dhe shënon.

3. Balkovec gjuan për Slloveninë, pret sërish Costa.

4. Gjuan Fernandes për Portugalinë dhe shënon.

5. Gjuan Verbic për Slloveninë, pret Costa përsëri.

6. Bernardo Silva gjuan për Portugalinë dhe shënon, duke kualifikuar kombëtaren e tij.

23:35, 1 Korrik 2024

23:26, 1 Korrik 2024

Mbyllen edhe shtesat, ndeshja shkon te penalltitë.

115’- Gafë e pafalshme e Pepe, që dorëzon topin te Sesko. Sulmuesi i Sllovenisë gabon gjithçka i vetëm me portierin Costa. Ky i fundit bën heroin duke ndalur topin.

111’- Ilicic provon me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit. Ndalet topi nga muri mbrojtës.

23:24, 1 Korrik 2024

Ronaldo nuk di të shënojë ende! Rasti i 19 ishte i artë, por “Luzitani” nuk arriti ta kthejë në gol penalltinë ndaj Sllovenisë. Më poshtë janë të gjitha zonat ku ka gjuajtur 39-vjeçari gjatë Euro 2024. 12 janë nga brenda zone!

23:18, 1 Korrik 2024

110’- Trajneri i Sllovenisë, ndëshkohet me karton të kuq për protesta dhe përfundon në tribunë.

108’- Provon Palhinha me kokë, Oblak e dërgon në goditje këndi.

105′- Nis shtesa e dytë.

23:09, 1 Korrik 2024

Mbyllet shtesa e parë!

105’- Ronaldo nuk i beson syve. Sulmuesi portugez nuk di të shënojë, ndërsa gabon edhe nga penalltia. Pret portieri Oblak.

103’- Penallti për Portugalinë. Drkusic shkakton faull në zonë ndaj sulmuesit Jota. Orsato nuk ka dyshime për 11 metërshin.

100’- Tentativë nga Jota me kokë, por gjuajtja është shumë e lehtë dhe ndalet pa vështirësi nga Oblak.

23:06, 1 Korrik 2024

Disa statistika:

Portugali-Slloveni është ndeshja e dytë që kalon në kohën shtesë në Euro 2024!

Në total në Euro 2024 janë shënuar 94 gola! Mesatarisht 2.24 gola për ndeshje!

Portugalia ka shënuar 5 gola gjithsej! Sllovenia ka shënuar vetëm 2 gola!

23:00, 1 Korrik 2024

96’– Stankovic provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Topi nuk gjen koordinatat e duhura.

90′- Nisin shtesat. Luhet për çerekfinalen.

20:57, 1 Korrik 2024

Euro 2024 | Portugalia “fluturon” në çerekfinale, Costa eliminon Slloveninë pas penalltive

Euro 2024 | Portugalia “fluturon” në çerekfinale, Costa eliminon Slloveninë pas penalltive

FORMACIONET ZYRTARE:

Portugalia: Diogo Costa, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Bruno Fernandes, Palhinha, Vitinha, Bernardo Silva, Ronaldo, Leao

Sllovenia: Oblak, Balkovec, Bijol, Drkusic, Karnicnik, Stojanovic, Cerin, Elsnik, Mlakar, Sesklo, Sporar. /tvklan.al