Federata Gjermane mohon kontaktet me Jurgen Klopp

Jurgen Klopp nuk është në listën e dëshirave të Gjermanisë, të paktën për momentin. Këtë e ka konfirmuar federata gjermane, e cila ka zbuluar se nuk është zhvilluar ndonjë kontakt për firmën me trajnerin e Liverpool. Skenar që hedh poshtë pretendimet, pasi Gjermania duket se do përjetojë momentet e fundit nën drejtimin e Julian Nagelsmann.

Kontrata me këtë të fundit skadon pas Kampionatit Europian të kësaj vere, teksa Klopp ka pranuar se do qëndrojë me familjen pas lamtumirës në fund të sezonit me “The Reds”. Pancerat po kalojnë një moment të vështirë, pasi nuk kanë regjistruar rezultate pozitive kohët e fundit. Vetëm tre fitore në 11 ndeshje të zhvilluara në vitin 2023, ku Nagelsmann ka fituar vetëm një në katër ndeshje në pankinë. Gjatë kësaj periudhe, Gjermania bëri edhe shkarkimin e parë në historinë e Federatës, teksa largoi Hansi Flick për rezultate të dobëta.

Klan News