Europa League: Shkëndija pret Tottenham


Europa League: Shkëndija pret Tottenham

15:58 23/09/2020

Gjoka: Sfidë profesionale, duhet të jemi dinjitozë

Shkëndija do të përballet me Tottenham në Europa League. Mund të konsiderohet ndeshje luksi për ekipin nga Tetova duke e vënë në peshë me kundërshtarin anglez.

Por kualifikimi e bën sfidën interesante dhe delikate njëkohësisht. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka do të përpiqet të bëjë më të mirën. Kjo është një sfidë e pabarabartë edhe për trajnerët.

Këtë Shtator Jose Mourinho feston 20 vjetorin si trajner i një klubi profesionist ndërsa Ernest Gjoka ka vetëm 10 vjet eksperiencë mes skuadrave të Superligës. Tekniku 50-vjeccar nga Tirana thotë se kjo e motivon më shumë në prag të ndeshjes

Sigurisht që është një përplasje me një skuadër gjigande, por akoma më interesante është një përplasje direkte me një nga trajnerët më të mirë në botë që është Jose Mourino. Kjo rrit motivimin tim personal, por edhe të skuadrës. Mendojmë që të jemi sa më shumë dinjitozë”, tha Gjoka.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Tottenham do të luhet këtë të enjte në Shkup, në Arenën kombëtare “Todor Proeski”.

Tv Klan





Të ngjashme