Protestat kundër pasaportave të gjelbra mblodhën edhe këtë fundjavë me mijëra manifestues në sheshet e qyteteve kryesore të Greqisë, Italisë, Francës e më gjerë.

Dhuna karakterizoi protestën e zhvilluar në Selanik, ku qindra manifestues u përleshën me forcat e rendit në sheshin kryesor të qytetit grek.

Protestuesit zgjodhën Selanikun për t’i demonstruar Kryeministrit grek që merrte pjesë në fjalimin e përvitshmën për politikat e ekonomisë në këtë qytet, se nuk do të pranojnë shtrirjen e pasaportës së gjelbër në të gjitha ambientet publike, duke nisur nga java e ardhshme. Nga 1 Shtatori, mijëra punonjës të sistemit shëndetësor që nuk pranojnë të vaksinohen, vazhdojnë të mbeten të pezulluar.

Dhunë edhe në Toulouse të Francës, kundër pasaportave të vaksinimit.

Jo vetëm në këtë qytet, por në gjithë Francën, manifestuesit anti-vaksinim akuzuan Presidentin Emmanuel Macron se po përpiqet të vendosë diktaturën përmes kufizimit të lirisë së lëvizjes përmes pasaportës së vaksinimit.

Protesta pati edhe në Itali, ku sipas mediave ato u shtrinë në 100 qytete. Manifestuesit e konsideruan pasaportën e gjelbër si një Aparteid të ri.

Tv Klan