Extreme MakeoverNë mungesë të shfaqjeve të reja teatrore, skena e Tetarit Kombëtar është shndërruar në mikëpritësin e kompanive apo shoqatave të pavarura. Janë sipërmarrje që me krijimet e tyre përpiqen ti japin një frymëmarrje të lehtë jetës kulturore në Tiranë.

E tillë është shfaqja “Extreme Makeover-Culture Clash”, ku gjuha e trupit tregon përplasjet në çift mes një gruaje gjermane dhe një burri shqiptar për shkak të edukimit të tyre.

Me një gjuhe artistike ku dy protagonistët Labinoti nga Kosova dhe Katharina nga Gjermania kërcejnë dhe flasin paralelisht.

Për publikun e kryeqytetit kjo shfaqje vjen vetëm në datën 8 prill për të udhëtuar më pas drejt Salernos për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të dansit kontemporan.

Enkelejda Mema