Nëse keni menduar se monarkitë në Europë i përkasin të kaluarës jeni gabuar. Sipas Vanity Fair sot në Europë janë 12 shtete që kanë monarkinë si formë të qeverisjes, megjithëse në shumicën e rasteve prania e sovranit është mbi të gjitha simbolike.

Sipas të dhënave nga Buy Shares që i referohen vitit 2020 llogaritja e 10 mbretërive më të pasura në Europë është në total të aktiviteteve në vlerën e 2 400 miliardë dollarëve.

Por Monarkia më e pasur në botë është ajo e Arabisë Saudite, mbretëria absolute e arit të zi. Krahas Windsors të Britanisë së Madhe, monarkia me e vjetër është ajo spanjolle e Burbonëve me në krye mbretin Philip VI.  E organizuar si monarki kushtetuese ndër familjet mbretërore më të famshme në Europë është Grimaldi, që mbretëron mbi Principatën e Monakos. Në Luksemburg, gjithashtu, monarkia është e një lloji parlamentar dhe ekziston që nga viti 963.

Ndër vendet europiane me monarki është edhe Belgjika ku mbreti aktual është Filipi. Holanda ka monarki kushtetuese ku mbretëron familja me origjinë franceze. Shtete te tjera në Europë janë principata e Lihtenshtejnit, Suedia, si familja Glücksburg që mbretëron në Norvegji dhe Danimarkë, një nga monarkitë më të vjetra parlamentare në botë.

Klan Neës