Një çift nga Skocia ka fituar një vlerë prej mbi 1 milion paudësh në lotari, duke qenë pjestarët e tretë të familjes, që kanë patur një fat kaq të madh.

Peter Fry dhe bashkëshortja e tij Mary janë fituesit e shume marramendëse, ndërsa vetëm një vit më parë vajza e tyre, Margaret, arriti të fitonte 20.000 paund në “Lotto Millionaire Raffle”.

Por përpara saj, kushërira e Peter, në vitin 2010 është shpallur fituesja e çmimit prej mbi 1 milion e gjysmë paundësh, të fituar në “National Lottery”.

Anëtarët e familjes, kanë treguar për mediat se ata luajnë të dy herë në javë me bileta lotarie dhe kjo është edhe një mënyrë argëtimi.

“Kemi luajtur gjithmonë në lotari, por pa menduar se do të fitonim shifra të tilla”, thonë ata. Por duket se fati në derën e kësaj familje troket shpesh./tvklan.al