Si funksiononte grupi i shkatërruar nga policia

Policia e Shtetit prej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm zhvilloi një operacion kombëtar antidrogë, mbështetur dhe policia vendore dhe FNSH.  Prej me shumë se një viti janë hetuar dhe mbajtur në përgjim e vëzhgim persona të cilët dyshohet se kultivonin lëndë narkotike kanabis sativa në mënyrë të organizuar.

Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës policie të cilët bashkëpunonin me grupin si dhe vëllai i kryetarit të bashkisë Fushë-Arrëz, Arben Tuçi. Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012 dhe në vitin 2016.

Koka e grupit ishte Kreshnik Murataj, i cili ishte edhe pronari i parcelave me kanabis. Një vit më parë, në gusht 2019, kur policia kishte shkuar të asgjësonte parcelat e tij, kishe korru një pjesë të vogël dhe tjerët e kishte lënë të paprekur dhe garanti i sa kishte qenë pikërisht polici Ramis Cena, punonjës policie në Kukës.

Pika kyç e këtij operacioni ishte pikërisht qyteti i Kukësit. Ka qenë prokuroria e këtij rrethi që në bazë të disa informacioneve ka nisur një hetim për disa persona të cilët dyshohej se do të kultivonin lëndën narkotike. Nën drejtimin e kryeprokurores Rita Gjata, janë kryer përgjime të grupit përmes të cilëve janë zbuluar ende vendet ku do të bëhej kultivimi i bimëve narkotike.

Në momentin e arrestimit, policia ka sekuestruar qindra kubikë me bimët e kanabisit që do të mbilleshin nëpër parcela e reja. Grupi kishte një shtrirje në katër rreth, Kukës, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Ndërkohë është pezulluar nga puna Arben Kalaja, punonjës policie në Tiranë dhe Ramiz Cena në Kukës.

Por ku merreshin farat që u kultivuan në laborator në Kukës dhe cili ishte destinacioni i tyre?

Klan Plus mëson ekskluzivisht se farat merreshin nga shteti Italian, e më pas kultivoheshin në një laborator në Kukës. Në ndihmesë të këtyre personave erdhën edhe të tjerë nga Tirana, Shkodra, Lazarati.

Po ashtu mësohet se nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, por me një bashkëpunim me s tyre. Ato bashkëpunonin me sjelljen e farave, të cilat dërgoheshin të gjitha në Kukës dhe më pas do të tregtoheshin jashtë vendit.

Klan Plus