Kryesia e PD, Kadilli: Basha të dorëhiqet, nuk është më zgjidhje



Kryesia e PD, Kadilli: Basha të dorëhiqet, nuk është më zgjidhje

17:25 16/05/2021

Përpara mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, anëtari i saj Fatbardh Kadilli, i cili njëkohësisht ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD, i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës. Në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia blu, Kadilli tha se është koha që brenda Partisë Demokratike të fillojë një proces i ri.

Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashës. Nuk është më zgjidhje për Partinë Demokratike por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë. Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar, nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi i demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bën më të fortë të përballem me Lulzim Bashën”, deklaroi Fatbardh Kadilli.

Pas mbledhjes së Kryesisë, gjatë ditës së sotme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar. Në fokus të dy takimeve të thirrura njëri pas tjetrit do të jenë zgjedhjet e 25 Prillit dhe analiza e rezultatit në çdo qark.

Deri tani kreu i kësaj partie, Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet një masakër elektorale dhe ka njoftuar se nuk do të njohë rezultatin e tyre.

Pritet të diskutohet edhe për hapjen e garës brenda partisë pas zërave që kërkojnë largimin e kryetarit Lulzim Basha. /tvklan.al







Të ngjashme