I bashkoi mijëra udhëheqës në kërkim të një kulture të përbashkët

Federata Universale e Paqes organizoi në Hong Kong një samit virtual të shpresës. Ky aktivitet ishte pjesë e një seri samitesh, reale dhe virtuale, të mbajtura gjatë dy viteve të fundit madje edhe në Tiranë. Ngjarja virtuale bashkoi mijëra udhëheqës botërorë në kërkim të një kulture të përbashkët të ‘ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale’.

Më shumë se një milion njerëz nga 194 kombe e ndoqën eventin live në internet. Shqipëria u përfaqësua me ish-presidentin Alfred Moisiu.

Ai foli për domosdoshmërinë e kombeve që punojnë në mënyrë bashkëpunuese për të kapërcyer pasojat e Covid-19 dhe për vlerat universale morale dhe shpirtërore.

Fjalën kryesore e mbajti Dr. Hak Ja Han Moon, bashkëthemeluese e Federatës Universale të Paqes.

Ajo i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë së institucioneve të martesës dhe familjes. Sipas saj jeta jonë e kufizuar në tokë është përgatitja për një jetë të përjetshme në botën shpirtërore.

Rruga përpara, ajo e rrëfen, ishte të kuptosh dhe të jetosh sipas parimeve të krijimit të Zotit kur ishte në tokë. Zonja Moon e përfundoi fjalimin e saj duke pranuar se ndarja e gadishullit Korean është një pengesë e madhe për paqen.

Klan Plus