Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato është fejuar me aktorin Max Ehrich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demi përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa foto përkrah partnerit të saj nga ceremonia e fejesës e organizuar në bregdet.

Demi në postimin e saj shkruan se ajo është zyrtarisht partnerja e Max.

“Kur isha vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante partnerja e tij të vogël.  diçka që mund të dukej e çuditshme, por për mua ka kuptim të përsosur. Dhe sot ajo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri. Sot zyrtarisht jam partnerja e dikujt tjetër.

View this post on Instagram

When I was a little girl, my birth dad always called me his “little partner” – something that might’ve sounded strange without his southern cowboy like accent. To me it made perfect sense. And today that word makes perfect sense again but today I’m officially going to be someone else’s partner. @maxehrich – I knew I loved you the moment I met you. It was something I can’t describe to anyone who hasn’t experienced it firsthand but luckily you did too.. I’ve never felt so unconditionally loved by someone in my life (other than my parents) flaws and all. You never pressure me to be anything other than myself. And you make me want to be the best version of myself. I’m honored to accept your hand in marriage. I love you more than a caption could express but I’m ecstatic to start a family and life with you. I love you forever my baby. My partner. Here’s to our future!!!! 😩😭❤️🥰😍 Ps. THANK YOU @angelokritikos FOR HIDING BEHIND ROCKS AND CAPTURING THE ENTIRE THING!!! I love you boo!!!

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Më tej, Demi shton se që në momentin e parë që e ka takuar Max e ka dashur. Ajo kurrë më parë nuk ishte ndjerë e dashur pa kushte nga dikush.

Unë e dija se të kam dashur në momentin që të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj. Kurrë nuk jam ndjerë aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time, përveç prindërve të mi. Ti kurrë nuk më bën presion të jem asgjë tjetër përveç vetvetes. Dhe ti më bën të dua të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar të pranoj dorën tënde për martesë. Unë jam gati për të filluar një familje dhe një jetë me ty”./tvklan.al