Televizioni ka anët e tij të mira që nuk duhen vënë në dyshim, por shpesh kufiri mes asaj që është e dobishme dhe e dëmshme është thuajse i padukshëm. Kur bëhet fjalë për televizionin e fëmijëve çështja është edhe më e ndjeshme pasi të gjitha studimet më të fundit, japin rezultatin se njohuritë bazë të fëmijëve, artikulimi, mënyra e sjelljes, pesha, etj, merren pikërisht përballë qëndrimit përpara televizionit në mënyrë të vullnetshme ose jo.

Prindërit shpesh janë të pafuqishëm të bëhen përzgjedhësit cilësor të asaj  çka është e mirë apo e keqe. Por sa i pranishëm është televizioni në jetën e fëmijëve? Sërish fëmijët tregojnë se rrinë së paku 3-4 orë përpara televizionit dhe në 60% të rasteve nënat i ushqejnë fëmijët pranë tij.

Në 53% të rasteve nënat i lënë fëmijët të shohin çdo gjë që iu del përpara. Është vënë re se televizioni po zëvëndëson dalëngadalë lojrat me shokët, aktivitetin fizik, leximin dhe mendimin imagjinar./tvklan.al