Fenomeni në botë, të zhdukesh për t’ia nisur nga e para


Fenomeni në botë, të zhdukesh për t’ia nisur nga e para

12:07 14/09/2020

Në Japoni, 100 mijë njerëz në vit vendosin të zhduken, të “avullojnë”, më saktë humbin gjurmët vullnetarisht përgjithmonë. Pra 100 mijë njerëz në vit zgjedhin të braktisin familjen, miqtë, punën, shtëpinë, emrin, duke rindërtuar nga e para një identitet të ri. Fenomeni ka edhe një emër të përcaktuar, Johatsu, pra avullim.

Por ky fenomen haset edhe në vende të tjera, në SHBA janë 600 mijë njerëz në vit që avullojnë, në Itali 62 mijë, sipas të dhënave zyrtare të ministrive përkatëse.

Por në Japoni ky fenomen ka lindur dhe është zhvilluar që në vitet ‘60. Sipas profesorëve të kulturave orientale, kjo kryesisht ndodh për shkak të presionit jashtëzakonisht të fortë social.

Sipas tyre, Japonia ka një kapacitet të madh dhe është mjaft e projektuar ndaj të ardhmes, duke u bërë si një laborator social ku fenomene dhe tendenca të ndryshme ekperimentohen shumë më herët se në vende të tjera.

Kjo pasi Japonia ka një kulturë ekstremisht të bazuar nga një anë drejt avancimit teknologjik, nga ana tjetër e rrënjosur fort në ritual e tradita sociale, por edhe fakti se në kulturën japoneze ndjehet dhe përjetohet shumë ndenja e turpit, e çnderimit, si p.sh. në rast dështimi ekonomik, profesional apo në rast tradhtie.

Sipas dy gazetarëve që kanë ndjekur 5 vjet këtë tendencë aty ku ka lindur, të zhdukesh në Japoni, është më e thjeshtë se kudo tjetër. Sepse legjislacioni në fuqi tutelon shumë privatësinë, duke mos i lënë asnjë mundësi të familjarëve të marrin të dhëna nga lëvizjet e kartave të kreditit, nëse ato përdoren ende.

Përtej kësaj, ekzistojnë shumë kompani në të ashtuqujturën zonën gri, që bëjnë të mundur realizimin e zhdukjes së identitietit dhe krijimit të një identiteti e jete të re, por edhe lagje të tëra ku mund të jetosh në anonimat të plotë, e të humbësh gjurmët përgjithmonë pa dalë kurrë nga territori i vendit.  

Klan Plus



Të ngjashme