Goli i realizuar me 11-metërsh nga Benjanim Kololli vendosi fitoren 1 – 0 të Zyrihut në përballjen e Europa Ligës me AEK Larnakën. Por festimi i tij për pak sa nuk përfundoi keq.

Ndeshja luhej në stadiumin e Nikosisë dhe për t’iu bashkuar tifozëve mesfushori i përfaqësueses së Kosovës kaloi disa pengesa, duke përfunduar në një hapësirë ndarëse sigurie mes tribunës dhe fushës.

Fillimisht shokët e skuadrës dhe mbështetësit zviceranë u shqetësuan, por më pas ai u rikthye në lojë fatmirësisht pa probleme.

Tv Klan