U ka shërbyer fermerëve të Fierit prej vitesh, por tashmë po i helmon tokat e tyre. Ky është kanali kryesor vaditës që kalon në zonën e Sheqit të Madh.

Ai përshkon qindra hektarë tokë bujqësore deri në zonën e Mbrostarit. Prej më shumë se një viti, banorët thonë se aty derdhen ujërat e zeza të burgut të Fierit.

Sipas tyre, ky ujë nuk mund të përdoret për vaditje. Në mungesë të një alternative tjetër, të mbjellat po thahen.

Ky është tubacioni që derdhet në kanal, uji i të cilit përdorej për vaditje. Në mbrëmje thonë aty shkarkohen edhe depozitat septike.

Shqetësimit të banorëve, drejtuesit e burgut i janë përgjigjur se në këtë kanal nuk janë të vetmit që shkarkojnë ujërat e zeza, por edhe shumë zona të tjera të banuara.

Tv Klan