Imazhet më të qartë të marrë nga NASA në planetin e kuq

NASA sjell për herë të parë imazhet nga sipërfaqja e planetit Mars me një rezolucion 4K, ku shihen pamjet më të qarta për syrin e publikut.

ElderFox një përdorues në YouTube, krijoji një dokumentar me fotografitë e siguruara nga pajisja Rover e dërguar nga NASA dhe më pas me bashkimin e tyre krijoji një video.

Video nis me thënie se imazhet në të janë të gjitha të vërteta, duke i këshilluar shikuesit të ulen, të pushojnë dhe të shijojnë këtë udhëtim në një planet tjetër. Kjo eksperiencë është përshkruar si një nga përvojat më të gjalla të të qenit në planetin Mars.

Zona e Glen Torridon është teorizuar që ka një përmbajtje të madhe balte, e cila tregon se në planetin Mars të ketë patur dikur ujë, duke rritur kështu gjasat që të ketë jetë. Nga pamjet e siguruara nga Rover, shihen Meridianët Planum gjithashtu edhe gjurmët e pajisjes që ka kaluar pranë tyre.

Sipas studiuesve këto imazhe janë mozaiku më i madh i krijuar ndonjëherë në planetin e kuq. Video me imazhet që kanë rezolucioni 4K, u publikua në platformën e YouTube më 17 Korrik, ku deri tani ka grumbulluar 2,3 milionë shikime.

Klan Plus