Filmi i ri i “Spider-Man” me protagonist Tom Holland do të titullohet “Spider-Man: No Way Home”. Filmi do të dalë në kinema vetëm 17 Dhjetor 2021.

Njoftimi u dha në Twitter të mërkurën.

Holland së bashku me Zendaya dhe Jacob Batalon janë argëtuar me ndjekësit e tyre ditën e martë, ku jepnin versione të ndryshe se si do titullohej filmi i ri duke i bërë të gjithë sa më kuriozë.

Është përfolur se pjesë e kastit të filmit do jenë edhe aktorë që kanë qenë në filmat e kaluar. Alfred Molina do të përsërisë rolin e tij si Doctor Octopus, Jamie Foxx dhe Benedict Cumberbatch, i cili luan super-heroin Doctor Strange.

Në një intervistë të botuar së fundmi në Esquire, Holland mohoi që Maguire dhe Garfield do të shfaqeshin në filmin e ri, por nuk dihet nëse kjo deklaratë është e vërtetë apo jo, mendohet se ai dëshiron që t’i mbajë fansat kuriozë deri në publikimin e filmit. /tvklan.al