Filmohet anija e UFO-ve sapo fiken dritat

Filmohet anija e UFO-ve sapo fiken dritat

17:40 07/03/2017

Në një artikull të postuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”, flitet për një rast të zbulimit të një anijeje hapësinore UFO-sh.

Sipas teorive konspirative, një anije alienësh është dalluar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe e gjithë pamja është filmuar.

Videoja gjendet në YouTube në kanalin e Streetcap1 dhe aty duke qartë një dritë mbi planetin tonë e cila ka poshtë dy objekte misterioze të shndritshme.

“Mendova se isha duke imagjinuar gjëra. U tregova i shpejtë”, kishte shkruar përdoruesi në nëntitull.

Teoristët kanë deklaruar se NASA krijoi efekte për shuarjen e dritës në mënyrë që objekti të dukej sikur ishte zhdukur në hapësirë.

Për videon ka patur disa shpjegime alternative duke përmendur këtu reflektimin e dritareve të stacionit ose dritat nga Toka.

Edhe pse kjo nuk është gjithmonë e mundur për të përcaktuar saktësisht se çfarë janë këto objekte gjatë periudhës së shkurtër në të cilën shfaqen. Ka një numër shpjegimesh të mundshme për këto lloje pamjesh.

 Në të kaluarën, një zëdhënës i NASA-s ka shpjeguar: “Reflektime nga dritaret e stacionit, struktura e vetë anijes ose dritat nga Toka zakonisht shfaqen si objekte në fotot dhe videot nga laboratori orbital”.

 Ky është rasti më i fundit që tregon se NASA tregon foto të UFO-ve para se t’i presë ato./tvklan.al

 

Të ngjashme
UKT