Mangusta e kopshtit zoologjik në Londër bën parashikimin për fituesin

Finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë është kryefjala e kësaj fundjave. Rezultati i saj do shpallë kampionin e ri të Europës, me Italinë që e ka fituar një herë, ndërsa Anglia shpreson të shkruajë historinë me një triumf të mundshëm në “Wembley” mbrëmjen e 11 Korrikut. Një përballje që vendos kundër njëra-tjetrës dy ekipe që kanë treguar formë të shkëlqyer në 6 ndeshjet e turneut, por ajo e së dielës do jetë totalisht ndryshe. Pak kush e di fituesin, ndërsa parashikimet për këtë 90 minutësh kanë nisur tashmë.

Një i tillë nga vjen nga kryeqyteti ku do luhet kjo përballje. Në kopshtin zoologjik të Londrës, një mangustë ka zgjedhur fituesin e duelit Angli-Itali. Pavarësisht se rreth e rrotull kishte ushqim, ata kërkuan më tepër pranë flamurit bardhë e kuq të anglezëve, duke e rrëzuar. Vendim që parashikon fitoren e Anglisë në këtë sfidë, megjithatë shpresat e tifozëve dhe lojtarëve anglezë nuk duhet të fokusohen këtu, pasi veç fusha do e shpallë ekipin kampion. 

Klan News