Fiorentina është finalistja e parë Conference League. Skuadra italiane arriti për të dytin vit radhazi këtë objektiv. Barazimi 1-1 në fushën e Club Brugge favorizoi Fiorentina, pasi ndeshja e parë u fitua 1-0 nga ky ekip.

Sot në mbrëmje do të vendoset finalisti i dytë mes Olympiacos dhe Aston Villa. Skuadra greke e ka fituar ndeshjen e parë në Londër me rezultatin 4-2 dhe duket më e favorizuar në krahasim për sfidën e dytë që do të luhet në Pire.

Po sot do të përcaktohet edhe finalja e Europa League. Bayer Levrekusen do të presë Roma në Bay Arena pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë në Itali. Atalanta e Berat Gjimshitit do të luajë me Marseille në Bergamo. Përballja e parë u mbyll në barazim 1-1. Të gjitha këto ndeshje nisin në orën 21:00.

Tv Klan