Conference League është shndërruar në një kompeticion të preferuar për skuadrat italiane. Pas Romës që arriti të fitojë edicionin e parë, Fiorentina shkruan sërish një faqe të historisë, pasi për herë të dytë garanton biletën për në aktin e fundit të turneut. Këtë herë, Vjolët duan për të kurorëzuar me trofe sezonin e mirë në Kupat e Europës.

Me shifrat e përgjithshme 4-3 ndaj Klub Bruzh, Fiorentina shkon për herë të gjashtë në finalen e një turneu të UEFA-s. Rrugëtimi i deritanishëm për klubin italian ka kushtuar 16 milionë euro, shifër që do të rritet në rast të suksesit në Athinë.

Por këtu nuk përfshihen të ardhurat nga të drejtat televizive apo edhe nga shitja e biletave, për ta dërguar totalin në më shumë se 16 milionë. Fitorja e kompeticionit në Greqi do të sillte një bonus prej 2 milionë Eurosh. Fiorentina ka treguar qëndrueshmëri në këtë edicion të Conference League.

Në 12 ndeshje deri më tani, ata kanë një mesatare të kënaqshme prej 25 golash të shënuar e 13 të pësuar, teksa në 4 raste ka arritur për të shmangur pësimin e golit. Suksesi i klubit italian mban gjallë shpresat që Serie A të përfaqësohet të paktën me 8 skuadra në kompeticionet e UEFA-s.
 
Klan News