U eliminua nga Olimpiada

Eliminimi i parakohshëm nga Olimpiada e Tokio 2020 duket se ka lënë një plagë të madhe te xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi. 30-vjeçarja ka vendosur t’i japë fund karrierës sportive, duke mbyllur kështu mes dhimbjeve një eksperiencë tepër të suksesshme.

Ajo ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në sportin e xhudos, teksa ka marrë vlerësime të mëdha nga shumë të apasionuar pas kësaj disipline. Kelmendi ka fituar shumë turne Grand Slam, Grand Prix dhe një herë Masterin.

30-vjeçarja ka garuar në tre Olimpiada, ndërsa në “Rio 2016” i solli Kosovës medaljen e parë olimpike, dhe atë të artë. Kelmendi ka fituar dy tituj Kampion Bote në xhudo, si dhe një medalje bronzi botërore. Ndërkohë, xhudistja ka katër të arta evropiane e një të bronztë.

Klan News