Spanja vijon marshimin drejt vendit të parë në Grupin G. Pasi mundën Italinë, iberikët triumfuan me një rezultat tenistik ndaj Lihtenshtejnit, 8-0.

Spanjollët shënuan nga 4 gola në secilën pjesë, duke konsoliduar vendin e parë që të çon automatikisht në Botëror.

Edhe Italia arriti të fitojë. Të kaltrit kaluan pengesën Izrael, një sfidë tejet delikate për italianët, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Ciro Immobile ishte autori i golit në minutën e 53-të.

Grupi G kryesohet nga Spanja me 22 pikë. Italia në vendin e dytë me 19 dhe Shqipëria në të tretin me 13./Tv Klan