Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Kukësit për problemin e një vajze të re, e cila në Shtator ka konkurruar për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Ajo ka fituar të tri fazat e konkurrimit, por nuk është lajmëruar nga drejtoria e Policisë së Kukësit për të vijuar procedurën. Ajo nuk di të thotë, se çfarë ka ndodhur, pasi në renditje ka qenë e para.

“Në të tri fazat kam dalë shumë mirë, me rezultate shumë të mira. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i policisë që unë jam fituese, e vetmja dhe e para në Qarkun e Kukësit. Kur erdhi momenti që të lajmërohen konkurrentët për vazhdimin e shkollës, unë nuk jam lajmëruar. Nuk e di për çfarë arsyeje, nuk e di se kush mund ta ketë blerë vendin tim. Këtu kështu funksion, dikush mund të ketë dhënë lekë dhe janë detyruar të marrin atë dhe të më heqin mua që i kam marrë të gjitha provimet me forcat e mia, pa asnjë ndërhyrje. Kjo është arsyeja pse iu drejtova Stopit. Duke parë që askush nuk po më jep përgjigje, zgjidhje, mendova që më mirë t’ju drejtohem ju pasi keni zgjidhur shumë probleme. Doja ta bëja publike këtë rast pasi nuk është fare e drejtë”, tha denoncuesja.

Denoncuesja pati një komunikim me shkrim me drejtorin e Akademisë, Bilbil Mema, i cili i tha, se për Akademinë, ajo është fituese, por duhet të kontaktojë me drejtorin e policisë së qarkut për të mësuar se çfarë nuk shkon.

“Ju jeni fituese me 58.6 pikë dhe jeni e para në listën e Kukësit. Emri juaj nuk ka ardhur për vazhdimin e procesit, duhet të pyesni për arsyen në Komisariat ose Drejtorinë e Policisë së Qarkut tuaj. Problemi juaj nuk ka lidhje me akademinë. Ju testet i keni fituar”, i ka shkruar Mema.

Në takimin me drejtorin në Kukës, asgjë nuk është bërë.

Policia Kukës: Mira më thotë e ke taku njëherë.

Denoncuesja: Po unë dua ta takoj prapë, se dua përgjigje. Ai më ka thënë: do të jap përgjigje.

Policia Kukës: S’kam, ça me të thënë…

Pasi fituesi konfirmohet njoftimi bëhet nga drejtoritë e qarkut. Por koha nuk pret, pasi konkurrentët fitues janë njoftuar, për të vijuar procedurën, pasi shkolla fillon në 15 Mars.

“Kam komunikim me të gjithë konkurrentët. Ata janë lajmëruar që të kryejnë analizat dhe procedurat e nevojshme që t’i dorëzojnë dhe të fillojnë shkollën. Mua nuk më kanë njoftuar. Flasim për konkurrentë që janë edhe pas meje në listë”, tha denoncuesja.

Biseduesja: Një prej konkurrentëve pretendon se ka parë të korrigjuar emrin e saj në listën e ardhur nga akademia e sigurisë.

Denoncuesja: Zemër si je? A fole gjë?

Biseduesja: Jo zemër nuk kam folur me njeri. Dje ka qenë Stopi është marrë me ta.

Denoncuesja: Ngaqë më lajmëruan për testin tek akademia…

Biseduesja: Ca testi bëhet atje?

Denoncuesja: Ai i drogës, kontrolli i tatuazheve, s’di tjetër.

Denoncuesja: O plak veç mua nuk më kanë marrë se edhe ajo shoqja më tregoi.

Biseduesi: Prandaj po të them se ta kishin fshirë emrin aty me stilolaps. Pyeta edhe më thanë a e ke fituar vetë, mos pyet për të tjerë. Shko interesohu njëherë, të paktën më thuaj arsyen pse./tvklan.al