Në një mbledhje me deputetët e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar që të vazhdojnë me përkushtim detyrën pas fitores së mandatit të tretë.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Rama tha se Partia Socialiste duhet të vazhdojë të ndryshojë dhe të ripërtërihet vazhdimisht.

Kjo është një arritje fantastike. Por mos harrojmë se fitoret në politikë janë vetëm fillimi i ri i një përpjekje jo më të mëdha. Kemi qenë dhe jemi forca më e besueshme e ndryshimit dhe kush do ndryshim të mëtejshëm ka vetëm një zgjdhje, Partia Socialiste. Kjo nuk ka ardhur as për rastësi por sepse qysh në lindjen e kësaj force politike ne kemi bekimin e një shtyse të vetë ndryshimit në ADN e organizimit të kësaj partie. Jemi e vetmja forcë politke që ndryshon edhe kur fiton. Kjo është sfida e vazhdueshme prandaj jeni gati që të vazhdojë të përballemi me sukses me këtë sfidë duke ripërtërirë PS, që të vazhdojmë të ndryshojmë Shqipërinë.

Kampionët e Formiula 1 pasi ngrenë trofeun futen në garazh dhe bëjnë remont të plotë të makinës duke këmbëngulur që ta bëjnë atë më të shpejtë, më kompetititve dhe më të pathyeshme. Kjo është ajo që kemi bërë dhe kemi mësuar ta bëjmë jo keq, por që mund ta bëjmë gjithmonë e më mirë duke ju përkushtuar misionit që kemi, misioni ynë është ta ngjisim Shqipërinë në majë. Dhe ky është momenti ynë për të privuar se ne jemi të vetëdijshëm për çfarë barre të madhe përgjegjësie dhe për çfarë nderi të pashoq shqiptarët na kanë bërë në 25 Prill.

Dhe se ne dimë të jemi në lartësinë e besimit. Fjala ime e fundit është se sot këtu jemi të gjithë deputetët, një pjesë e madhe e juaja janë përsëri deputetë. Një pjesë tjetër nuk do të jenë por mos ta harrojë askush që skuadra jonë ka fituar falë secilit prej jush. Kjo është fitorja e një maratone të vështirë që ka zgjatur plot 4 vjet”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al