Kundërshton arrestin shtëpiak: Duhet të kujdesem për vajzën

Një javë pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për ta lënë në “arrest shtëpie”, Fjolla Morina kërkon lirinë në apel.

Avokati i këngëtares e argumenton kërkesën me faktin që 34-vjeçarja nuk përbën rrezikshmëri, është e gatshme të ofrojë granaci bankare si dhe ka fëmijën për të rritur.

Lirinë kështu gjithashtu edhe dy personat e tjera që ishin në makinë me këngëtaren në momentin që u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak gjatë kontrollit në pikën kufitare të Morinës.

Ndonëse 34-vjecarja nga Kosova pranoi se armët ishin të saj, dy të rinjtë i lanë në burg dhe momentalisht ndodhen pas hekurave. Prokuroria kërkoi për të tre izolim në qeli por gjykata e Kukësit e la në “arrest shtëpie” Fjolla Morinën.

Këngëtarja qëndron në një shtëpi që e ka marrë me qira në Kukës ndërsa kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet javën që vjen.

Klan Plus