Sot është Krishtlindje dhe vajzat kanë vendosur të festojnë në zemër të qytetit, ku nuk kanë munguar urimet për publikun dhe njerëzit e tyre të afërm.

Suela, Flavia dhe Enxhëll kanë dhënë edhe nga një intervistë për programin “Daily Love Story”, ku kanë treguar për përjetimet e tyre në këtë Krishtlindje.

Flavia ka rrëfyer edhe për momentin më të bukur që ka patur nga takimet e shkurtra me Saimirin, teksa thekson se ka qenë ai në pishinë me të gjitha vajzat.

Si ndihesh në këtë atmosferë Krishtlindjesh?

Shumë mirë. Jam shumë e lumtur, plot energji pozitive, paqe dhe dashuri.

Çfarë domethënie kanë Krishtlindjet për ty?

Unë në familjen time, babanë e kam mysliman, ndërsa mamin e kam të krishterë dhe i festoj të gjitha festat. Vit për vit Krishtlindjet më kanë lënë shumë shije të mirë. Krishtlindjet janë ditëlindja e Krishtit dhe ne duhet të shpërndajmë nëpër botë dhe mes njëri-tjetrit paqe dhe harmoni.

Si kanë qenë këto Krishtlindje për ty?

Shumë të bukura. Hapa dhuratat, jam tip dhuratash dhe kam shumë qejf të bëj dhurata. Më duket sikur i vlerësoj pak a shumë njerëzit që dua me dhurata.

Cila është dhurata më e bukur që ke bërë këtë Krishtlindje?

Dhurata më e bukur ka qenë një unazë që ia dhurova shoqes së ngushtë.

Ke marrë ndonjë dhuratë këtë Krishtlindje?

Po. Kam marrë një palë vëth dhe një byzylyk nga shoqet. 

Mund të ndash kujtimin më të bukur që ke për Krishtlindje?

Përveçse darkës që mblidhemi të gjithë, ka qenë një vit ku kisha shkruajtur një letër për një kukull të vogël dhe kam gëzuar shumë kur e kam marrë atë kukullën saqë akoma e kam në shtëpi. Babagjyshi ishte mami.

Çfarë pret nga viti 2021?

Shëndet, paqe, shumë dashuri mes njëri-tjetrit sepse jeta është shumë e shkurtër që ne të mërzitemi dhe të kaloj me zënka. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të kthjellohen me veten e tyre.

Plani konkret është dashuria kështu që nëse nuk funskionon ajo normalisht do t’i kushtohem 100% vetes time dhe karrierës.

Çfarë do të mbash mend nga 2020?

Nuk dua të mbaj mend asgjë nga 2020 përveç faktit të emisionin sepse kjo është periudha më e bukur. Sepse ka qenë edhe kjo periudha e koronës.

Si e ke përjetuar rrugëtimin në Love Story deri tani?

Kur e mendoj gjatë ditës them sa u lodha, kurse kur e kthej kokën pas mendoj që është një eksperiencë shumë e bukur dhe e paharrueshme në kujtesën time.

Cili është momenti më i bukur nga takimet me Saimirin?

Momenti më i bukur mendoj se ka qenë kur ishim të gjitha vajzat tek pishina. Kaluam shumë bukur, nxorëm pak edhe atë anën tonë fëmijënore aty dhe ishim si fëmijë të lumtur pa komplekse. Shpresoj të kem ndonjë të tjetër më të bukur, atë po pres.

Ke ndonjë mesazh për t’i dhënë publikut në këtë Krishtlindje?

Njerëzve të afërm ju them që i dua shumë dhe jam shumë e lumtur që i kam pranë ndërsa për publikun shpresoj që sa më shumë dashuri, paqe dhe sa më shumë të ardhura këtë vit./tvklan.al