Reforma në Drejtësi ishte në qendër të takimeve që Eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvilloi gjatë vizitës së tij në Tiranë, me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeparlamentarin Ilir Meta.

Takimin e parë, jo zyrtar, Eurodeputeti Fleckenstein, i shoqëruar nga Ambasadorja e BE -së, Romana Vlahutin, e zhvilloi me kreun e qeverisë.

Pak minuta më vonë është drejtuar edhe në zyrën e Kryeparlamentarit Meta.

Pas takimit, Fleckenstein u shfaq përpara kamerave optimist rreth lajmeve që kishte marrë nga dy krerët e mazhorancës, lidhur me Reformën në Drejtësi.

Ndërsa në qendër të takimitl, me Kryetarin e Partisë Demokratike, ishin zgjedhjet e lira e të ndershme, si dhe zbatimi i ligjit për Dekriminalizimin.

Pas takimit, i pyetur nëse i kishte premtuar Eurodeputetit Fleckenstein, miratimin brenda Verës të Reformës në Drejtësi, Basha tha se opozita do të bëjë pjesën e saj, por ky proces, sipas tij, nuk është në dorën e opozitës.

 Jolldiz Mitro/Tv Klan