Radhë në Kakavijë, zgjidhet situata në Kapshticë

Radha e emigrantëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë përmes doganës së Kakavijës, arrin deri në disa kilometra. Shkak për këtë është bërë vendimi i shpallur disa ditë më parë nga pala greke, se pas 16 Gushtit çdo shtetas që do të hyjë në territorin e tyre duhet të këtë të kryer testin e Covid-19 brenda 72 orësh, si dhe duhet të karantinohet atje për 7 ditë.

Në Kapshticë emigrantët kanë pritur mbi 5 orë për të kryer procedurat në doganën shqiptare. Për të përballuar fluksin, policia shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa situata është zgjidhur gjatë orëve të pasdites.

Në pikën kufitare të Kakavijës qytetarët presin në diell me orë të tëra për të kaluar në tokën greke. Probleme ka edhe në qarkullimin e mjeteve, ndaj për të normalizuar situatën, krahas Policisë Rrugore janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcës.

Gjatë të premtes përmes pikës së Kakavijës kanë kaluar kufirin afërsisht 1 mijë qytetarë.

Tv Klan