Në përbërje janë 5 lojtarë të Bayern kampion Europe

Në formacionin ideal të sportives franceze “L’Equipe” janë 5 lojtarë të Bayern Munchen. Një zotërim i skuadrës gjermane që në 2020 mes trofeve të tjerë u shpall kampione e Europës duke mundur në finale Paris Saint Germain.

Në rreshtimin 4-4-2 nga Bayern i Champions League së kaluar në portë është Manuel Neuer, në mbrojtje Alphonso Davies, mesfusha ka dy bavarezë Joshua Kimmich e Thiago Alcantara i cili sot është te Liverpool, ndërsa në sulm Robert Lewandowski.

Në këtë formacion më të mirë është Cristiano Ronaldo, por mungon rivali i tij i përjetshëm Lionel Messi. Në përbërje të 11-shes janë edhe Sergio Ramos, Van Dijk, Alexander Arnold, De Bruyne dhe Neymar.

Tv Klan