Gjystina Shpani ( Picaku), që shihni në këtë foto është viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

48 – vjeçarja e lindur në Mat ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeç.

Policia Rrugore është ende në kërkim të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 21 e 55 minuta pranë Tregut Elektrik.

48 vjeçarja këmbësore po kalonte rrugën në momentin që është përplasur për vdekje./tvklan.al