Një grup studiuesish shqiptarë e të huaj kanë vizituar deltën e lumit Vjosa në hapësirën e Darëzezës, në kuadër të javës kërkimore-shkencore të deltës së Vjosës. Profesor Aleko Miho ka shpjeguar rëndësinë që ka grykëderdhja e Vjosës për ekosistemin.

Profesor i Univesitetit të Vjenës, Fritz Schiemer ka theksuar se natyra në Deltën e Vjosës është mahnitëse dhe duhet mbrojtur.

“Ne kemi bërë një studim, i cili ka vlerësuar gjithë deltat, dhe delta e Vjosës është një ndër më të ruajturat e Mesdheut. Është e qartë që vlerat e vërteta të ruajtjes së natyrës, nuk janë të kuptuara këtu. Njerëzit këtu duhet të kuptojnë vlerat e vërteta të zonës, nga hidrokimia, apo diversiteti i kësaj zone. Turizmi këtu duhet të zhvillohet në mënyrë të butë, që t’i tregohet turistëve për vlerat e zonës, edhe në pjesën historike.”

Gjatë kësaj jave grupi i shkencëtarëve, shumica biologë, kanë studiuar përbërjen e florës e faunës së kësaj zone.

Klan News