Foto/ “Maral” rikthehet me serial të ri…



Foto/ “Maral” rikthehet me serial të ri…

19:24 08/09/2017

Aktorja Hazal Kaya, e njohur për rolin e Maralit në serialin me të njëjtin emër, rikthehet me një projekt të ri.

Seriali i ri i aktores së famshme, i titulluar “Historia Jonë”, versioni turk i të famshmit “Shameless”,do të nisë më 14 shtator në “Fox TV”.

Përkrah Kayas do të luajë aktori tjetër i mirënjohur, Burak Deniz.

Xhirimet e serialit, prodhim i “Med Yapim”, kanë nisur që në muajin korrik.

Seriali i fundit në të cilin ka luajtur Hazal Kaya është “Maral”, serial i transmetuar në Tv Klan.

Më pas, ajo ka bërë një pauzë, duke i’u përkushtuar artit të gatimit, për të cilin kreu edhe një kurs disamujor.

/tvklan.al







Të ngjashme