Një shqiptar është vrasësi i Demir Hysenit që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Terni të Italisë. Autori i dyshuar u kap pasditen e sotme në Bari në tentativë për të hipur në traget për t’u arratisur drejt Shqipërisë.

Sipas mediave italiane ai ishte së bashku me një tjetër shqiptar kur po tentonte të arratisej.

“IlMessaggero” ka publikuar foton e viktimës dhe të autorit. Personi me syze është shqiptari i arrestuar në Bari. Ai quhet Kujtim Beli 60 vjeç, shkruan media italiane, ndërsa personi tjetër është 49-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë.

Muratori shqiptar Demir Hyseni u vra mëngjesin e sotëm sapo hipi në makinë për të shkuar në punë. Pas diskutimeve të ashpra që pati me autorin e dyshuar, ky i fundit e qëlloi disa herë me armë duke i shkaktuar vdekjen. Shkaqet e këtij krimi nuk dihen.

/tvklan.al