Fotografonin pronarët në gjumë pasi i grabisnin, arrestohen 5 shqiptarë

Fotografonin pronarët në gjumë pasi i grabisnin, arrestohen 5 shqiptarë

10:40 16/04/2019 Itali - Karabinierët kanë vënë në praga 6 persona, ku 5 ishin shqiptarë dhe një shtetas italian. Falë një hetimi të gjatë, hetuesit e Pineriolo kanë mundur të kapin grabitësit të cilët numërojnë 79 vjedhje. Hajdutët operonin kryesisht në banesat ku pronarët ishin të moshuar dhe hynin nga dritaret e shtëpisë. Një detaje që kanë publikuar mediat italiane është dhe një pjesë nga përgjimet ndaj kreut të bandës së grabitësve.

“Jam i fiksuar, hyra brenda dhe fotografova vajzën e tij”

, mësohet të ketë thënë njëri prej grabitësve.

Gjithashtu ata fotografonin personat që ishin në gjumë, pasi kryenin vjedhjen, për ti pasur "si trofe të punës” së tyre. Katër prej grabitësve janë dërguar në burg, ndërsa dy janë lënë në paraburgim në Torino dhe Genova.

Hetimet kanë filluar në vitin 2018 dhe vjedhjet janë kryer midis muajve Mars dhe Tetor të një viti më parë në komunat:Bricherasio, San Germano Chisone, Luserna San Giovanni, Lusernetta, Perosa Argjentinë, Pinasca, Cuorgné, Colleretto Castelnuovo, Villar Perosa, Pont Canavese, Sparone dhe Suza.

Policia ka sekuestruar 10 makina të cilat u janë kthyer pronarve që kishin bërë denoncimin si dhe dy armë të vjedhura./tvklan.al
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI