Princesha e Uellsit: Faleminderit për mbështetjen këto dy muajt e fundit

Pallati mbretëror ka publikuar foton e parë zyrtare të Kate Middleton që nga operacioni që ajo iu nënshtrua në janar. Sipas britanikes BBC fotoja është realizuar javën e kaluar megjithëse është zgjedhur të publikohet me vonesë.

Fotoja është publikuar në llogarinë zyrtare të mbajtur nga Princi dhe Princesha e Uellsit në Instagram dhe e shoqëruar me një mesazh.

“Faleminderit për urimet tuaja të përzemërta dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit. Ju uroj të gjithëve ditën e nënës”, shkruhet në mbishkrimin e postimit. Fotoja vjen me rastin e ditës së Nënës e cila në Britaninë e Madhe festohet me datë 10 Mars.

Ende nuk është sqaruar se çfarë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale i është nënshtruar Kate dhe pse duhet të presë edhe pak për të filluar daljet publike. Operacioni i saj erdhi në të njëjtën ditë kur zyrtarët e pallatit mbretëror bënë me dije se mbreti Charles u diagnostikua me sëmundjen e kancerit.

Klan News