Bukëpjekësit francezë kanë realizuar baguetën më të gjatë në botë 140.53 metra duke thyer kështu rekordin e vitit 2019.
Baguete, rreth 235 herë më e gjatë se ajo tradicionale, e cila u realizua në Suresnes në periferi të Parisit gjatë një eventi për konfederatën franceze të furrtarëve dhe pastiçerëve, duke u futur kështu në librin e rekordeve Guinness.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/begete-1024x593.jpg)
Rekordi i mëparshëm në vitin 2019 ishte 132.62 metrash e realizuar nga bukëpjekësit në qytetin italian të Como. Për të realizuar baguetën, furrtarët francezë iu deshën disa orë përpara se ta vendosnin në një furrë të ndërtuar posaçërisht për pjekjen e saj.
“Gjithçka është vërtetuar që në shënuam kështu një rekord të ri, të gjithë jemi shumë të lumtur që kjo është bërë në Francë,” tha Anthony Arrigault, një nga furrtarët.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/05/bageta-1024x595.jpg)
Një pjesë e baguetës, e cila duhej të ishte të paktën 5 cm e trashë, u pre dhe u nda për publikun. Baguette tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë, të jetë e bërë vetëm nga miell gruri, ujë, kripë dhe maja dhe të peshojë rreth 250 gram, sipas rregullores.
Klan News