Me mijëra portugezë pritën të hënën përfaqësuesen, që u shpall kampione e Europës në finalen me Francën, e zhvilluar në Paris.

Avioni zbriti në Aeroportin e Lisbonës mes duatrokitjeve dhe më pas futbollistët parakaluan me një autobus të hapur, duke shfaqur trofeun kontinental, i pari për këtë përfaqësuese.

Portugezët kishin mbushur rrugët e Lisbonës për të përshëndetur heronjtë e tyre. Një vend i tërë në delir, për suksesin që askush nuk e priste në fillim të turneut.

Për suksesin e arritur në Europian, lojtarët dhe stafi teknik, u nderuan me “Urdhërin e Meritës” nga Presidenti i Portugalisë.

Tv Klan