Masa vjen si përpjekje për të ulur emetimet e karbonit dhe përdorimit të mjeteve alternative

Ligjvënësit francezë kanë votuar për të ndaluar fluturimet e brendshme me rrugë të shkurtër atje ku ekzistojnë alternativa trenash, në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit. Ata votuan në favor të një projekt-ligji për t’i dhënë fund udhëtimeve 2-orëshe të cilat mund të bëjnë edhe me mjete të tjera.

Pas një debati të nxehtë në Asamblenë Nacionale ishte hartuar më parë nga presidenti Emmanuel Macron në Konventën e Qytetarëve e Francës për Klimën. Kjo do të thotë se fluturimeve të shkurtra të brendshme nga aeroporti Orly, në jug të Parisit, për në Nantes dhe Bordeaux do të ndalohen, ndërsa fluturimet lidhëse përmes aeroportit Charles de Gaulle në veri të kryeqytetit francez, do të vazhdojnë.

Masat e planifikuara do të përballen me një votim të mëtejshëm në Senat përpara se të bëhen ligj. Linjat ajrore nëpër botë janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që raporton se numri i fluturimeve vitin e kaluar ra me gati 42%.

Masa, pjesë e një ligji për klimën dhe qëndrueshmërinë, u miratua me gjithë kundërshtimin ndërpartiak. Deputetët socialistë janë shprehur se miratimi i këtij projektligji mund të sjellë humbje të vendeve të punës në sektorin e linjave ajrore.

Ndërkohë, Holanda po përpiqet që nga qershori 2013 të ndalojë fluturimet e shkurtra të brendshme. Në vitin 2019, deputetët holandezë votuan për të ndaluar fluturimet midis aeroportit Schiphol në Amsterdam dhe aeroportit Zaventem në Bruksel, një distancë prej 93 miljesh. Sidoqoftë, ndalimi u pa si shkelje e rregullave të komisionit Evropian për lëvizjen e lirë dhe nuk u zbatua.

Tv Klan