Maroku do të lejojë së shpejti kultivimin, eksportimin si dhe shitjen brenda vendit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Qeveria dëshiron të ndihmojë me këtë veprim fshatarët e varfër në zonat malore.

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe në malet veriore të Rifit në Marok fshatarët e kultivojnë atë prej shumë vitesh. Kjo është e paligjshme por megjithatë tolerohet.

Projektligji synon të kontrollojë tregtinë, të përmirësojë të ardhurat e fshatarëve dhe t’i mbrojë ata nga trafikantët e drogave./DW