Federata Shqiptare e Futbollit mbështet vendimin e arbitrave për bojkotim të kampionatit deri në rikthimin e policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në stadiume. Organizmi që drejton futbollin në vend ka njoftuar klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e planifikuara këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen. Por federata gjendet e papërgatitur nëse bojkoti i arbitrave do të vazhdojë përtej kësaj jave.

Nga rreth 500 ndeshje futbolli që luhen çdo fundjavë, 120 i përkasin niveleve profesioniste. Shtyrja e kampionatit do të ngjeshë takimet në muajin Maj duke i detyruar klubet të luajnë të paktën një ndeshje çdo 3 ditë.

Jo zyrtarisht mësohet se Federata e Futbollit iu është drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrit, Ministrisë së Sportit dhe Drejtorisë së Policisë që të rishikojnë ligjin për sportin me qëllim rikthimin e policisë në stadiume.

Tv Klan